Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar për shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek persona të mitur. Veprimi policor u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës së Stacionit Policor “Qendra”, të cilat çuan në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike, mjete që dyshohet se ai i kishte shitur apo planifikuar t’i shiste në mënyrë të kundërligjshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...