string(73) "policia-publikon-informacione-te-reja-rreth-viktimave-te-masakres-ne-graz"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:31

Policia publikon informacione të reja rreth viktimave të masakrës në Graz

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:31

Policia austriake publikoi informacione të reja rreth viktimave të masakrës në Graz, e cila u krye dje nga 21-vjeçari Artur A.

Sulmi u krye në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse ku u vranë dhjetë persona, dhe tani për herë të parë janë publikuar të dhëna zyrtare mbi moshat e viktimave.

Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa nxënësit e tjerë të vrarë ishin midis 15 dhe 17 vjeç. Viktima më e vjetër është një mësuese (59).

Të gjitha viktimat ishin shtetas austriakë, përveç një adoleshenti me shtetësi polake. Dy nga viktimat janë nga BiH, ndërsa një është nga Kosova.

Në Austri, u shpallën tre ditë zie për këtë masakër.