Policia pranon donacion prej 240 mijë eurove nga Ambasada Gjermane - Gazeta Express
string(66) "policia-pranon-donacion-prej-240-mije-eurove-nga-ambasada-gjermane"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:22

Policia pranon donacion prej 240 mijë eurove nga Ambasada Gjermane

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:22

Ambasada Gjermane i ka dhuruar Kosovës një donacion në vlerë mbi 240 mijë eurove.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. 

Lexo Edhe:

“Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë”, tha a.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde ka theksuar se ky donacion ka vlerën e mbi 240 mijë eurove.

Ai ka deklaruar se si donacion kanë dhënë edhe dylbi.

“Këto pajisje që po i shihni, përfshirë edhe dylbit, janë blerë janë bërë në koordinim me autoritet, janë në vlerë më shumë se 240 mijë euro, këto kanë qenë të gatshëm qysh më herët. Gjermania është një mik i Kosovës në të gjitha fushat e Kosovës. Këto pajisje që janë dorëzuar në formë të donacionit shpresojmë që do të përdoren për qëllimin që janë dhënë”, theksoi ai.