Policia po heton dy raste të vdekjeve të ndodhura dje, njëri nga viktimat shtetas i huaj - Gazeta Express
string(87) "policia-po-heton-dy-raste-te-vdekjeve-te-ndodhura-dje-njeri-nga-viktimat-shtetas-i-huaj"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 9:03

Policia po heton dy raste të vdekjeve të ndodhura dje, njëri nga viktimat shtetas i huaj

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 9:03

Dy raste vdekjeje të ndodhura ditën e djeshme janë duke u hetuar nga Polica e Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh, ditën e djeshme në Prishtinë rreth orës 06:00, ku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë një mashkull, shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Malishevë, ku një mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Hetimet lidhur me të dy rastet janë duke vazhduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement