Policia po e heton vdekjen e 38-vjeçarit nga Gjakova - Gazeta Express
string(52) "policia-po-e-heton-vdekjen-e-38-vjecarit-nga-gjakova"

Gazeta Express

07/06/2020 10:52

Policia po e heton vdekjen e 38-vjeçarit nga Gjakova

Gazeta Express

07/06/2020 10:52

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se po e heton vdekjen e 38-vjeçarit nga Gjakova

Sipas policisë, mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete.

“Gjakovë  06.06.2020 – 20:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson raporti.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar./Express/