Policia e Kosovës tha se është duke e hetuar rastin e punëtorit që vdiq dje në Prishtinë pasi e zuri betoni.
Në raportin 24-orësh, policia tha se tashmë i ndjeri kishte pësuar lëndime nga të cilat edhe ka vdekur.
Ndërsa, kolegu i tij që ishte me të kur ndodhi ngjarja ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK.
“Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, tha policia.
Policia e cilësoi rastin si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.