Policia për zjarrin në Zonën Industriale në Prishtinë: Dëmet janë të konsiderueshme-shmangni lëvizjet përreth zonës - Gazeta Express
string(114) "policia-per-zjarrin-ne-zonen-industriale-ne-prishtine-demet-jane-te-konsiderueshme-shmangni-levizjet-perreth-zones"

Gazeta Express

03/07/2025 22:40

Policia për zjarrin në Zonën Industriale në Prishtinë: Dëmet janë të konsiderueshme-shmangni lëvizjet përreth zonës

Gazeta Express

03/07/2025 22:40

Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.

Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente.