Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë se policia është njoftuar për rastin në Malishevë më 11:30.
Dy vëllezërit viktima janë dërguar në QMF’në e Kijevës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre.
I dyshuari është identifikuar si dhëndër i viktimave.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit.”