Policia për 3-vjeçarin që u keqtrajtua në çerdhe: Po shqyrtohen dhe po analizohen raportet mjekësore dhe pamjet - Gazeta Express
string(110) "policia-per-3-vjecarin-qe-u-keqtrajtua-ne-cerdhe-po-shqyrtohen-dhe-po-analizohen-raportet-mjekesore-dhe-pamjet"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 15:39

Policia për 3-vjeçarin që u keqtrajtua në çerdhe: Po shqyrtohen dhe po analizohen raportet mjekësore dhe pamjet

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 15:39

Policia e Kosovës ka deklaruar se është informuar në  lidhje me rastin e rrahjes së 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë Kosovë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është informuar lidhur me shqetësimet e ngritura në publik  pas pamjeve të publikuara ndërlidhur me pretendimet për sjellje të papërshtatshme, në kundërshtim me etiken, apo me nuanca dhune, nga ana e disa edukatoreve në një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë.”

Lexo Edhe:

Nga PK kanë thënë se kanë filluar hetim preliminar për çështjen në fjalë, duke shtuar se po shqyrtohet raportet mjekësore dhe pamjet e publikuara.

“Aktualisht zyrtarët policor po vijojnë punën për mbledhjen e të gjitha provave që janë të arritshme, intervistimin e personave që në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo cilësie kanë mundur të jenë të implikuar në rast, po shqyrtohen raportet mjekësore, pamjet e publikuara si dhe po analizohen ato.”

Policia ka deklaruar se po koordinohen me prokurorin e shtetit dhe po punojnë me agjencitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe autoritet e tjera përkatëse.

“Veprimet policore po koordinohen me prokurorin e shtetit si dhe po bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha agjencitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe autoritet e tjera përkatëse. Ndonëse e  kuptojmë interesin e publikut për çështjen, si dhe shqetësimin e komunitetit e veçmas  prindërve dhe kujdestarëve, ne duhet të jemi të  vëmendshëm për të balancuar nevojën për transparencë  me nevojën për të  mbrojtur integritetin e hetimit.”

“Për ne siguria dhe mirëqenia e fëmijëve është ndër prioritetet kryesore por njëkohësisht jemi të përkushtuar për të kryer një hetim profesional dhe të paanshëm, për të zbardhur të vërtetën dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura bazuar në gjetjet e hetimit.”