Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë - Gazeta Express
string(70) "policia-parandalon-kontrabanden-e-910-kilogrameve-kerpudha-ne-karaqeve"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 18:29

Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 18:29

Njësitet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivercë kanë parandaluar sot kontrabandën e rreth 910 kilogramëve kërpudha të freskëta të llojit shampinion.

Rasti është shënuar rreth orës 11:45 në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, ku policia ka ndaluar një furgon të bardhë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar sasinë e konsiderueshme të kërpudhave, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është sekuestruar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës.