Policia njofton se i zhdukuri nga Rahoveci u gjet i vdekur - Gazeta Express
string(58) "policia-njofton-se-i-zhdukuri-nga-rahoveci-u-gjet-i-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 17:55

Policia njofton se i zhdukuri nga Rahoveci u gjet i vdekur

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 17:55

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i zhdukuri nga Rahoveci është gjetur i vdekur.

Në njoftimin e PK’së, bëhet e ditur se trupi i Alush Kastratit u gjet në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.

Njoftimi:

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Rahovec, 11 mars 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se në kuadër të operacionit të kërkimit lidhur me zhdukjen e personit Alush Kastrati, sot ekipet e angazhuara në terren kanë hasur në një trup të pajetë në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.

Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e  shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement