Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se që nga fundi i muajit prill i këtij viti, janë realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm’’, prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.
Nga policia është bërë e ditur se gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona, dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.
Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, ku në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme.
Komunikata:
Vazhdojnë aksionet kundër Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.
Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.
Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar :
-5 aparate të lojërave të fatit,
– para të gatshme si dhe është arrestuar një person,
ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë.