string(70) "policia-nis-hetimet-per-disa-shkrime-te-nxitjes-se-urrejtjes-ne-zvecan"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 8:45

Policia nis hetimet për disa shkrime te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 8:45

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi gjatë patrullimit panë në muret e disa shtëpive shkrime nxitëse së urrejtjes në Zveçan, shkruan Gazeta Express.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime.

“Zveçan 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thuhet në njoftim. /Express/