Policia ngatërron emrat e qytetarëve të infektuar me COVID-19, banori i Lipjanit u mbyll në shtëpi për disa ditë - Gazeta Express
string(111) "policia-ngaterron-emrat-e-qytetareve-te-infektuar-me-covid-19-banori-i-lipjanit-u-mbyll-ne-shtepi-per-disa-dite"

Policia ngatërron emrat e qytetarëve të infektuar me COVID-19, banori i Lipjanit u mbyll në shtëpi për disa ditë

Gazeta Express

14/07/2020 21:49

Një telefonatë që mori javën e kaluar e ngujoi në shtëpi Ajet Bytyqin.

Atij i është thënë nga policia se është i infektuar me COVID-19.

Lexo Edhe:

Por, ky banorë i Sllovisë së Lipjanit as nuk ishte testuar e as që kishte kërkuar një shërbim të tillë nga IKSHP-ja, njofton Klan Kosova.

49 vjeçari qëndroi në shtëpi i shqetësuar kur iu tha se është i sëmurë nga virusi vdekjeprurës. Për më tepër të gjithë i largoheshin.

Për fatin e Ajetit, ai doli të mos jetë i infektuar. IKSHP-ja gabimisht e kishte futur emrin e tij në listën e personave me COVID-19 nga Komuna e Lipjanit.

Policia ngatërron emrat e qytetarëve të infektuar – 14.07.2020 – Klan Kosova

Onair Media – https://smarturl.it/Onair.Media Follow Klan Kosova on… FB: https://smarturl.it/KlanKosovaFb IG: https://smarturl.it/KlanKosovaIG YT: https://…