Policia në Vushtrri arreston një person që ishte dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje të rëndë - Gazeta Express
string(93) "policia-ne-vushtrri-arreston-nje-person-qe-ishte-denuar-me-2-vjet-burgim-per-vjedhje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:28

Policia në Vushtrri arreston një person që ishte dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:28

Policia në Vushtrri e ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Ai ishte i dënuar me burgim prej 2 vitesh për “Vjedhje e rëndë”.

“Në orët e paraditës të datës 30.07. 2025,  Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Arrestimi i të  kërkuarit është realizuar në vendbanimin e tij, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata dhe ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.”