Policia në rajonin e Prishtinës sekuestroi 6 armë zjarri javën e kaluar - Gazeta Express
string(71) "policia-ne-rajonin-e-prishtines-sekuestroi-6-arme-zjarri-javen-e-kaluar"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 10:40

Policia në rajonin e Prishtinës sekuestroi 6 armë zjarri javën e kaluar

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 10:40

Policia në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 152 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“ Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4492 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 510 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement