Policia në Prizren shqipton gjoba deri në 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçantë - Gazeta Express
string(102) "policia-ne-prizren-shqipton-gjoba-deri-ne-500-euro-per-drejtuesit-e-automjeteve-me-zhurmues-te-vecante"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 15:59

Policia në Prizren shqipton gjoba deri në 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçantë

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 15:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren ka shqiptuar gjoba deri 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçante.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur edhe se ndaj pronarëve të automjeteve është kërkuar që të evitohen ndryshimet e pa lejuara dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar 150 euro, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike 500 euro përveç zhurmave gjoba janë shqiptuar edhe për shkelësit për tejkalim të shpejtësisë, e disa deri 500 euro.

Njoftimi:

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçante

Prizren, 05.08.2025

Gjatë kësaj jave  njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa  automjete të modifikuar të cilave u ishin montuar zhurmues të veçantë.

Fillimisht automjet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ato automjete për të cilat  raporti i kontrollit teknik ka vërtetuar se niveli i zhurmës tejkalonte kufijtë e lejuar ligjorë.

Ndaj pronarëve të automjete është kërkuar që të evitohen ndryshimet e pa lejuara dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar (150 €), si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike (500 €)., përveç zhurmave gjoba janë shqiptuar edhe për shkelësit për tejkalim të shpejtësisë, e disa deri 500 euro.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale si aplikacioni “Raporto Policinë”, fuqizohet reagimi i shpejtë dhe parandalimi i shkeljeve.