Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje - Gazeta Express
string(89) "policia-ne-prizren-intervenon-dy-here-ne-nje-aheng-familjar-jep-detaje-se-cka-ndodhi-atje"

Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 17:23

Policia në Prizren dje ka pranuar informacione se në një aheng familjar, në lagjen “Bajram Curri”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri, shkruan Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe kanë hasur një person me armë në brez, që ishte pistoletë me gaz.

Lexo Edhe:

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për intervistim në stacion, ndërsa arma i është sekuestruar.

Më vonë në të njëjtin aheng, policia ka marrë prapë informacione për gjuajtje me armë zjarri. Policia në vendngjarje ka hasur një person tjetër, të cilit i është gjetur një pistoletë.

Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.