Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 196 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 89 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 9 armë zjarri.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5086 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 763 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”