Policia në Pejë arreston katër persona të dyshuar për zjarrvënie - Gazeta Express
string(64) "policia-ne-peje-arreston-kater-persona-te-dyshuar-per-zjarrvenie"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 15:33

Policia në Pejë arreston katër persona të dyshuar për zjarrvënie

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 15:33

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për zjarrvënie. Ata më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, gjatё kёtyre ditёve ka ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve tё cilët kanë shkaktuar zjarre, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Nё zonёn e pёrgjegjёsisё se Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёmё tё konsiderueshme nё fusha tё hapura (tё mbjella me grurё) dhe shtёpi. Gjithsejtë janё proceduar katёmbёdhjetё (14) raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr (4) persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr dhjetё (10) raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore. Policia e Kosovёs falënderon tё gjithё qytetarёt tё cilёt nё forma tё ndryshme kanё njoftuar pёr zjarrёvёnie dhe kanё ndihmuar nё shuarjen e zjarrit nё lokacione tё ndryshme. “

Policia ka bërë apel që të jenë të kujdesshëm.

Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj).