Policia në LA: Në helikopterin ku vdiq Kobe Bryant ishin 9 persona - Gazeta Express
string(68) "policia-ne-la-ne-helikopterin-ku-vdiq-kobe-bryant-ishin-9-persona-85"

Policia në LA: Në helikopterin ku vdiq Kobe Bryant ishin 9 persona

Gazeta Express

26/01/2020 23:57

Autoritetet në Los Angeles thonë se në helikopterin që u rrezua sot, bashkë me legjendën e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjece, ishin edhe 7 persona të tjerë.  

Deri tash ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

Lexo Edhe:

Los Angeles Times raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti. Të gjithë besohet se kanë vdekur, mirëpo nuk flasin për identitetin e viktimave, pa

Zyrtarë të NBA kanë konfirmuar se një nga më të mirët në historinë e basketbollit, 41-vjeçari Bryant ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjece, Gianna Maria. /Express/