Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 - T7 sjell pamjet - Gazeta Express
string(106) "policia-ne-kerkim-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-vellezerve-ne-malisheve-aktivizon-1njesine-k9-t7-sjell-pamjet"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:55

Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:55

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës.

Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij.

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht.

Ekipi i T7 ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast më herët për Gazetën Express ka folur Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendngjarje dhe se është duke u bërë sigurimi i provave.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë,  Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, tha prokuroria./Express/