Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv - Gazeta Express
string(106) "policia-ne-graz-21-vjecari-qe-kreu-sulmin-ishte-i-fiksuar-pas-te-shtenave-ne-shtepi-iu-gjet-edhe-eksploziv"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 7:20

Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 7:20

21 vjeçari, i cili planifikoi sulmin në ish-shkollën e tij në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 9 nxënës, prej tyre një vajzë nga Kosova dhe një mësues, sipas policisë ishte i magjepsur nga të shtënat në shkolla.

Por, megjithatë, motivi që e çoi deri në këtë sulm mbetet i paqartë, njofton policia e Austrisë.

“Ai lavdëroi jo vetëm aktet në përgjithësi, por edhe autorët që i kryen këto akte”, deklarojnë nga policia.

Sipas hetuesve, personi i armatosur kishte planifikuar sulmin me shumë kujdes. Derisa gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, policia kishte gjetur plane për sulm me eksploziv dhe bombë tubi jofunksionale.

Ndryshe, nëntë nga njëmbëdhjetë personat e plagosur në sulmin e javës së kaluar mbeten në spital, gjendja e të cilëve nuk është kritike.