string(92) "policia-ne-gjilan-shqiptoi-1380-gjoba-trafiku-17-vetave-ia-ndaloi-ngasjen-e-mjeteve-motorike"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 9:42

Policia në Gjilan shqiptoi 1380 gjoba trafiku, 17 vetave ia ndaloi ngasjen e mjeteve motorike

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 9:42

Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

•             Hetim i tetëmbëdhjetë (18)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    

•             Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

•             Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.

•             Shqiptuar nëntëdhjetë e katër (94) gjoba ndaj ngasësve të cilët gjatë kontrolleve janë hasur duke vozitur mjete me xhamat e errët, vendosje e foljes ose materialit tjetër, në kundërshtim me Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 248 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 citojmë.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, tha policia.