Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një person të dënuar për dy vepra penale- “Vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Sot nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dënuar për dy vepra penale, “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
45 vjeçari B.S. ishte i dënuar me 2 vjet e 20 ditë burgim.
“Personi i arrestuar B.S, mashkull, 45 vjeçar, bazuar në urdhëresa, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim. Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.”