Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për 24 orë ka shqiptuar 315 gjoba dhe ka konfiskuar 4 patentë shoferë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve të rënda që kanë rrezikuar sigurinë në komunikacionin rrugor.”
Po ashtu janë raportuar 15 aksidente trafiku, prej tyre 9 persona janë lënduar.
“Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të ngasin me kujdes dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë. Shpejtësia mbi normat e lejuara, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi telefonit dhe pakujdesia janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët – për jetën tuaj dhe të të tjerëve.”