Policia në Ferizaj ka njoftuar se në kuadër të planit operativ “Motoçikleta”, javën e kaluar ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta.
“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.”
Policia ka thënë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit.
“Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat: – 192 – 0290/326-250 – 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.”