Policia në Ferizaj javën e kaluar shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 18 patentë shoferë - Gazeta Express
string(87) "policia-ne-ferizaj-javen-e-kaluar-shqiptoi-mbi-1-mije-gjoba-pezulloi-18-patente-shofere"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 12:03

Policia në Ferizaj javën e kaluar shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 18 patentë shoferë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 12:03

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë 750 gjoba dhe ka pezulluar 18 patentë shoferë.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 28.07-03.08.2025, janë shqiptuar 1,750 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Po ashtu janë raportuar 99 aksidente.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 99 aksidente, nga të cilat:

– 26 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 37 persona

– 73 aksidente me dëme materiale”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”