Policia në Ferizaj gjobit dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë - Gazeta Express
string(64) "policia-ne-ferizaj-gjobit-dy-shofere-per-tejkalim-te-shpejtesise"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 12:26

Policia në Ferizaj gjobit dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 12:26

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugën Shtime- Belincë.

Një 24 vjeçar me veturë me targa të huaja, ka vozitur 118 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar është 60 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të vozitjes në territorin e Kosovës.

“Shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.”

Ndërsa 53 vjeçari ka vozitur 121 km/h në të njëjtën zonë. I është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim të vozitjes për 3 muaj.

“Shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.”

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore dhe për të shmangur aksidentet.”