Policia ndërpret ahengun në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë - Gazeta Express
string(62) "policia-nderpret-ahengun-ne-shkollen-gjin-gazulli-ne-prishtine"

Policia ndërpret ahengun në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë

Gazeta Express

01/08/2020 22:27

Policia sonte ka ndërprenë një festë në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Kjo festë ishte surprizë dhe ishte organizuar për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila ka dalë në pension dhe e ka ditëlindjen sot.

Lexo Edhe:

Stafi i kësaj shkolle ishte mbledhur duke mos respektuar vendimin e qeverisë për të iu shmangur tubimeve, raporton Klan Kosova.

Pjesëmarrësit i janë bindur urdhrit të policisë dhe janë larguar menjëherë.

Policia ndërprenë ahengun në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë – 01.08.2020 – Klan Kosova