Policia ndalon 30 persona, do protestonin kundër mbylljes së ‘imamit’ Balla në regjimin ’41 bis’ - Gazeta Express
string(91) "policia-ndalon-30-persona-do-protestonin-kunder-mbylljes-se-imamit-balla-ne-regjimin-41-bis"

Policia ndalon 30 persona, do protestonin kundër mbylljes së ‘imamit’ Balla në regjimin ’41 bis’

Gazeta Express

25/09/2020 17:58

Policia e Tiranë ka ndaluar këtë pasdite një grup besimtarësh të cilët ishin nisur drejt godinës së kryeministrisë për të protestuar kundër mbylljes në regjimin 41 bis, të imamit të vetëshpallur Genc Balla.

Lexo Edhe:

Policia ka pasur informacione për protestën e besimtarëve dhe ka shoqëruar 30 persona.

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si drejtuesi i një grupi që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Ai u vendos në regjimin “41 bis”, por nuk qëndroi gjatë pasi hyri në grevë urie dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke përfunduar kësisoj në spitalin e burgut.