Policia ka njoftuar se dje e kanë ndalur një veturë te rrethi i Flamurit në Prishtinë.
Shoferit i janë sekuestruar një pistoletë dhe 19 fishekë.
“Rrethi i Flamurit, Prishtinë 09.08.2025, 21:40. Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndaluar një veturë me targa lokale të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit te i njëjti kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 19 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”