Policia merr informatën se 20-vjeçari u përfshi në trafikim me lëndë narkotike, i shkojnë në shtëpi dhe e arrestojnë - Gazeta Express
string(115) "policia-merr-informaten-se-20-vjecari-u-perfshi-ne-trafikim-me-lende-narkotike-i-shkojne-ne-shtepi-dhe-e-arrestojne"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 18:22

Policia merr informatën se 20-vjeçari u përfshi në trafikim me lëndë narkotike, i shkojnë në shtëpi dhe e arrestojnë

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 18:22

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë pas marrjes së informatës për dyshimin e përfshirjes në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj., (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). Në konsultim me prokurorin është kontrolluar një lokacion, përkatësisht  shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

“-Katërdhjet e dy (42) doza  qese plastike  me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram, njё grinder/mulli, njё telefon mobil etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.