Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren janë përforcuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve.
Kjo është bërë në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026 “Kontrollimi i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve – Kamion dhe Autobus”.
‘’Në kuadër të kësaj veprimtarie janë zbatuar dhe do të zbatohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me qëllim të ngritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik’’, thuhet nga policia mes tjerash.
Njoftimi:
Policia në Prizren përforcon kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve
Prizren, 11 Shkurt 2026
Policia e Kosovës, në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026 “Kontrollimi i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve – Kamion dhe Autobus”, nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prizren, ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë veprime në terren.
Në kuadër të kësaj veprimtarie janë zbatuar dhe do të zbatohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me qëllim të ngritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.
Gjatë këtyre ditëve janë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, ku ndaj disa prej tyre, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor, janë ndërmarrë veprime ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe sigurinë në përgjithësi.