Policia me konferencë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Qerim Kelmendit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/02/2020 13:56

Policia me konferencë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Qerim Kelmendit

Lajme

Gazeta Express

27/02/2020 13:56

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, në Zahaq të Pejës.

Përveç detajeve të bërë të ditura më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion të ri, teksa janë pyetur edhe për faktin se cilat mund të jenë motivet e rastit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se për momentin nuk mund të flitet asgjë për rastin, apo për motivet përveç detajeve zyrtare.

Ata kanë thënë se dyshohet se Kelmendi së pari është vrarë me armë zjarri, teksa më pas është djegur brenda veturës.

“Për momentin nuk kemi diçka për me theksu në këtë drejtim. Deri në këtë moment nuk kemi mundësi të thojmë diçka më shumë, përveç që dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri, sidoqoftë pas raportit të autopsisë ne do të dimë më shumë”, kanë thënë nga Policia teksa janë pyetur për motivet e mundshme.