Policia me komunikatë për aksidentin e rëndë ku vdiq vëllai i Gjestit: Motoçikleta goditi veturën - Gazeta Express
string(96) "policia-me-komunikate-per-aksidentin-e-rende-ku-vdiq-vellai-i-gjestit-motocikleta-goditi-veturen"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 18:21

Policia me komunikatë për aksidentin e rëndë ku vdiq vëllai i Gjestit: Motoçikleta goditi veturën

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 18:21

Policia e Kosovës, ka dalë me një komunikatë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Pejë, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një person. Në komunikatë bëhet e ditur se policia për këtë aksident është informuar rreth orës 14:05.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe se, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa  drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën  e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Tutje, nga Policia e Kosovës shtohet edhe se përveç personi që ka vdekur, edhe një person tjetër është lënduar i cili është dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Njoftimi:

Humb jetën një person dhe lëndohet rendë një tjetër në aksident trafiku

Pejë, 26 shtator 2025

Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.

Deri te aksidenti  dyshohet se ka ardhur, deri sa  drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën   e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi  i lënduar është  dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.