Policia me aksion në tërë vendin, mbyll disa lokale të muzikës e qendra masazhi, arrestohen dhjetëra persona, detaje - Gazeta Express
string(113) "policia-me-aksion-ne-tere-vendin-mbyll-disa-lokale-te-muzikes-e-qendra-masazhi-arrestohen-dhjetera-persona-detaje"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 14:46

Policia me aksion në tërë vendin, mbyll disa lokale të muzikës e qendra masazhi, arrestohen dhjetëra persona, detaje

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 14:46

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë datave 8 – 12 qershor, është Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët  JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’, aktivitetet e të cilit plan kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, e FRONTEX.

Gjatë këtij realizimit të këtij plani, janë realizuar këto aktivitete operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit, operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e lokaleve (Muzik Live), operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e Qendrave të Masazhit, si dhe plani taktik lidhur me Eskorta.

Po ashtu, shton policia, janë mbyllur 6 lokale të muzikës live, dhe 10 lokale të qendrave të masazheve.

‘’ Janë evidentuar gjithsejtë 7 raste  dhe  janë arrestuar 7 femra, prej tyre 4 femra shtetase të Shqipërisë, 1 femër shtetase e Malit të Zi dhe 2 femra shtetase të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë dhe sheshe duke kërkuar lëmoshë. Trembëdhjetë fëmijë, pas  trajtimit në bashkëpunim me ‘Qendrat për Pune Sociale’, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes se veprës  penale “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Realizohet Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët  JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’

Prishtinë, më 8 korrik 2026

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët  JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’. Aktivitete e këtij plani kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX etj.

 Bazuar në planin e përgatitur ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët  JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’, janë realizuar aktivitete si vijon:

-Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,

-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e lokaleve (Muzik Live)

-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e Qendrave të Masazhit, si dhe

-Plani taktik lidhur me Eskorta

Gjatë realizimit të planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësit policore mbështetëse nga: Departamenti i Kufirit DMH, Njësit Speciale NJSO, NJRSH,  DHTN dhe zyrtar nga DRP-të, ndërsa  bashkëpunim ndërinstitucional: Inspektor nga inspektorati Qendror i tregut -MINT,  Inspektorati Qendror i Punës, Inspektor nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe zyrtar nga Qendrat për Punë Sociale.

Rezultatet nga këto operacione ishin:

– Inspektimi/kontrollimi i 59 Lokaleve (Muzike Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 420 persona, prej tyre  317  femra dhe 109 meshkuj, prej tyre 186 shtetas të Kosovës ndërsa 234 shtetas të huaj (220 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë,  4 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Bullgarisë).

Prej këtyre lokaleve të inspektuara  6 lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa për shkelje administrative nga Inspektorët e MINT janë mbyllur 9 lokale te muzikës live.

– Inspektim i 62 ‘Qendrave të Masazhi’t, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 104 persona, 89 femra dhe 15 meshkuj, prej tyre 60 shtetase të Kosovës ndërsa 45 shtetase të huaj (23 femra shtetase te Shqipërisë,  17 femra shtetase të Tajlandës,  3 femra shtetase të Filipinase,  dhe  1 femër shtetase e  Malavisë).

Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 10 janë mbyllur për shkelje administratave nga Inspektorët.

– Gjatë realizimit të këtij plani, nuk është identifikuar ndonjë rast i veprës penale ‘Trafikimit me njerëz’.

– Janë evidentuar gjithsejtë 7 raste  dhe  janë arrestuar 7 femra, prej tyre 4 femra shtetase të Shqipërisë, 1 femër shtetase e Malit të Zi dhe 2 femra shtetase të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë dhe sheshe duke kërkuar lëmoshë. Trembëdhjetë fëmijë, pas  trajtimit në bashkëpunim me ‘Qendrat për Pune Sociale’, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes se veprës  penale “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.               

– Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të veprës kundërvajtësve “Marrje me Prostitucion” – Eskorta ku me këtë rast janë arrestuar gjithsejtë 8 persona prej tyre ( 4 meshkuj kosovarë dhe 4 femra: 2 shtetase të Brazilit dhe 2 shtetase të Kolumbisë).

Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk  ka rezultuar me ndonjë rast.

Advertisement
Advertisement
Advertisement