Policia lokalizon 14-vjeçarjen nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025 - Gazeta Express
string(79) "policia-lokalizon-14-vjecarjen-nga-rahoveci-u-shpall-e-zhdukur-nga-nentori-2025"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 10:12

Policia lokalizon 14-vjeçarjen nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 10:12

Është lokalizuar 14-vjeçarja, Alisiana  Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement