Kapen me 3.5 kg marihuanë në gomë rezervë të veturës- arrestohen 3 gjakovarë - Gazeta Express
string(56) "policia-konfiskon-substanca-narkotike-tregon-sa-kilogram"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2022 22:53

Kapen me 3.5 kg marihuanë në gomë rezervë të veturës- arrestohen 3 gjakovarë

Lajme

Gazeta Express

02/10/2022 22:53

Të dielën rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VË Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova, ka njoftuar Policia e Kosovës

“Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rriskut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë”.

Lexo Edhe:

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”.

“Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme”, përmbyllet njoftimi. /Express