Tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë.
Sipas raportit, policia ka konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.