Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës i tha Gazetës Express, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Havali.
Ajo tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërsa i dyshuari për vrasje është identifikuar por agjendet në arrati
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Më parë për Gazetën Express vdekjen e një personi e konfirmoi Naser Syla, drejtor i Emergjencës.
“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla”, kishte thënë Syla. /Gazeta Express
Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, kishte plagë nga arma e zjarrit- detaje