Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha, gruas dhe vajzës së tyre: I dyshuari është dërguar në mbajtje - Gazeta Express
string(106) "policia-konfirmon-sulmin-ndaj-deputetit-hoxha-gruas-dhe-vajzes-se-tyre-i-dyshuari-eshte-derguar-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 15:12

Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha, gruas dhe vajzës së tyre: I dyshuari është dërguar në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 15:12

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Në përgjigjen për Gazetën Express, nga policia është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje pas dite, rreth orës 18:30 ku edhe deputeti është paraqitur në QKMF në Dragash me lëndime trupore.

Në përgjigje njoftohet edhe se, deputeti pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

‘‘Me datë 01.2025, rreth orës 18:30, Policia  është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok. Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore’’, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje, konfirmohet edhe se viktima përveç deputeti Hoxha, janë edhe gruaja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

Sa i përket motivit, nga policia thuhet se është ende i paqartë.

‘‘Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H,mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë’’, thuhet në përgjigjen e Policisë. /GazetaExpress