string(96) "policia-konfirmon-se-suspendoi-per-72-ore-tre-police-ne-skenderaj-ne-lidhje-me-eskorten-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 17:16

Policia konfirmon se suspendoi për 72 orë tre policë në Skenderaj në lidhje me eskortën e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 17:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar për 72 orë tre zyrtarë policorë në stacionin policor në Skenderaj.

Ata kanë qenë të pranishëm kur eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti u gjuajt me vezë.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug,  ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh. Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.”