Policia e Kosovës ka konfirmuar për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës që u dërgua me mesazh.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia e Kosovës tha se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar njerëzit nga objektet.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.
Policia e Kosovës në përgjigje tha se ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.
Deputetët e Kuvendit, stafi dhe mediat janë evakuuar pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, e cila ishte e planifikuar të niste nga ora 11:00.
Disa nga deputetët që folën para gazetarëve pas evakuimit thanë se morën udhëzime nga Policia e Kosovës që të lëshojnë sallën e Kuvendit.
Disa prej tyre kanë kritikuar sistemin e sigurisë së Kuvendit dhe disa të tjerë thanë se ky kërcënim mund të jetë edhe i rrejshëm.
Kuvendi ende nuk ka njoftuar se kur do të vazhdojë seanca, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrollet./Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...