Policia konfirmon për Express se kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvend u bë nëpërmjet 'sms-it'- detaje - Gazeta Express
string(102) "policia-konfirmon-per-express-se-kercenimi-per-mjet-shperthyes-ne-kuvend-u-be-nepermjet-sms-it-detaje1"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 12:04

Policia konfirmon për Express se kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvend u bë nëpërmjet ‘sms-it’- detaje

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 12:04

Policia e Kosovës ka konfirmuar për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës që u dërgua me mesazh.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia e Kosovës tha se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar njerëzit nga objektet.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.

Policia e Kosovës në përgjigje tha se ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

Deputetët e Kuvendit, stafi dhe mediat janë evakuuar pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, e cila ishte e planifikuar të niste nga ora 11:00.

Disa nga deputetët që folën para gazetarëve pas evakuimit thanë se morën udhëzime nga Policia e Kosovës që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Disa prej tyre kanë kritikuar sistemin e sigurisë së Kuvendit dhe disa të tjerë thanë se ky kërcënim mund të jetë edhe i rrejshëm.

Kuvendi ende nuk ka njoftuar se kur do të vazhdojë seanca, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrollet./Express/