Policia ka konfirmuar nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në një bunar gjatë ditës së sotme në fshatin Lybeniq të Pejës.
Lajmin për Gazeten Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.