Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK - Gazeta Express
string(103) "policia-konfirmon-nje-plagosje-me-arme-zjarri-raportohet-se-dy-personat-e-perfshire-jane-ushtare-te-fsk"

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 21:16

Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 21:16

Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30.

Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express s ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas burimeve të Klan Kosovës i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement