Policia konfirmon gjuajtjen me armë në “Bregun e Diellit”, gjenden disa gëzhoja - Gazeta Express
string(76) "policia-konfirmon-gjuajtjen-me-arme-ne-bregun-e-diellit-gjenden-disa-gezhoja"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 22:45

Policia konfirmon gjuajtjen me armë në “Bregun e Diellit”, gjenden disa gëzhoja

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 22:45

Policia e Kosovës konfirmon se sonte rreth 21:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale në Prishtinë, tha për Gazetën Express se lidhur me rastin “policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

Lexo Edhe:

Si rrjedhojë, ai tha se “nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”.

Policia po punon në identifikimin e personave të dyshuar që ndërlidhen me këtë rast.

“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, përfundoi ai.