Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës - Gazeta Express
string(124) "policia-konfirmon-gjetjen-e-personit-te-zhdukur-ne-malet-e-rrethines-se-gjilanit-e-marrin-ne-pyetje-per-braktisjen-e-vetures"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 17:04

Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 17:04

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar gjetjen e personit të zhdukur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit.

Paraprakisht Policia kishte gjetur edhe veturën e braktisur në mal, gjë për të cilën edhe ka intervistuar personin e gjetur.

“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim , pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policor në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës”, ka thënë Hashani për Express.

Personi i raportuar i zhdukur ishte gjetur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim dhe i ishte dorëzuar policisë.