Policia e Kosovës ka publikuar disa fotografi të një të dyshuari për vjedhje në Podujevë.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të siguruar më shumë informata në identifikimin e këtij personi.
“Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhej në njoftim.